Skip to content
Të Gjitha

Shpërthen me tritol pika e transfertës së parave në Tiranë, ja dyshimet e para të policisë

· 1 min lexim

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një pikë transfertash parash në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Policia bën me dije se objekti është në pronësi të shtetasit P.K., nga Tropoja.

Mësohet se pika e transfertave ndodhet në afërsi të banesës së tij.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas “Shqiptarja,com”, P.K. është skeduar për drogë dhe ka dyshime që eksplozivi ka qenë një mesazh kërcënues.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset aty pranë.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.