Skip to content
Politikë

Shpërdorim detyre/ Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, pasi është marrë i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Spahia është kallëzuar nga Mark Molla, i cili ka deklaruar se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i Ujësjellësit pa të drejtë.

Spahia ka ushtruar detyrën si kryetar i Bashkisë së Shkodrës nga viti 2022 deri në vitin 2023.