Skip to content
Kryesore

Shpallet lista e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

· 2 min lexim

Pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për të plotësuar vakancën e krijuar në këtë institucion.

Njoftimi:

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

Alban Toro

Alma Faskaj

Asim Vokshi

Denar Biba

Florjan Ballhysa

Genta Tafa

Irena Nino

Klodian Rado

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Nurihan Meta

Rezana Balla

Sinan Tafaj

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Lista me emrat e kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.