Skip to content
Të Gjitha

Shoqërohet nga policia i ati dhe vëllai i të ‘fortit’ të Elbasanit

· 1 min lexim

Policia dhe FNSH kanë ‘blinduar’ Elbasanin në kuadër të një operacioni, në të cilin është shoqëruar i ati dhe vëllai i Suel Çelës.  Sjellim në vëmendje se Suel Çela është në kërkim për porosi për vrasje në Elbasan. Në maj të vitit 2022 ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.  Gjithashtu Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit.