Skip to content
Të Gjitha

Shkrumbohen nga flakët 3 makina në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Tre makina janë djegur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” tek “ish-Parku”.

Mjetet e shkrumbuara nga flakët janë në pronësi të shtetasve Sh.K., R.K. dhe A.M.

Si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.”