Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

· 1 min lexim

Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë pak minuta më parë.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se numri i testuarve në total është 505.

Harta e të prekurve nga koronavirusi është, 22 në Tiranë, 5 në Durrës, 2 në Lushnje, 2 në Elbasan, 5 në Fier dhe 2 në Rrogozhinë.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, bëri me dije se 12 prej të prekurve ndodhen në godinën e Infektivvit në QSUT.

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61- vjeçare nga Fieri

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia dhe ushtria kanë ngritur pika kontrolli në rrugë, për të mbikëqyrur zbatimin e urdhërave të qeverisë.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, qarkullimi i makinave private do të jetë i bllokuar deri të dielën në mesnatë.

Perimetri i blinduar pritet të zgjerohet edhe në Lushnje, Elbasan, Fier e Vlorë.

Më herë ndërkohë qeveria ka dhënë urdhër për mbylljen e lokaleve, shkollave, si dhe anulimin e aktiviteteve publike.