Skip to content
Aktualitet

Shkoi të vizitojë babain në burg, e mitura kuksiane kapet me kokainë brenda në tullumbace

· 2 min lexim

Një vajzë 9-vjeçare e guximshme ka bërë xhiro sot në rrjet, teksa shkoi të takonte babain e saj në paraburgimin e Kukësit, në xhepin e xhupit të saj, brenda një tollumbaceje, janë gjetur rreth 50 gramë drogë. Droga u gjet gjatë kontrollit fizik pak para se të hynte në ambientet e paraburgimit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i arrestimit të babait të vajzës, shtetasit me iniciale G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria”.

Njoftimi i policisë:

Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike.

Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria. 

E vogla është kontrolluar nga efektivët e Policisë në burgun e Kukësit para se të futej të takonte të atin që ndodhej në paraburgim, një 41-vjeçar me inicialet G.I…

50 gramë lëndë narkotike u gjendën brenda një tollumbaceje në xhepin e xhupit të vajzës 9 vjeçare.