Skip to content
Të Gjitha

Shkaqet mister, një makinë përfshihet nga flakët në Korçë

· 1 min lexim

Korçë– Një mjet i tipit ‘Ford Escort’  është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentur, në City Center.

Fatmirësisht, në momentin e përhapjes së flakëve nuk ka patur asnjë person brenda në makinë.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë me dije detajet, por dyshohet për shkaqe aksidentale.