Skip to content
Kryesore

“Shiti armën për vrasjen e Liridona Ademajt”/ Tomë Dodaj dënohet me 5 vite burg

· 1 min lexim

Tomë Dodaj është dënuar me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për shitjen e armës që u përdor në vrasjen e Liridona Ademajt, pasi ka pranuar fajësinë.

Avokati i tij, Agron Kuqi, ka njoftuar se do të apelohet ky dënim në Gjykatën Supreme.

Për vrasjen e 30-vjeçares, të akuzuar janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Murseli ka deklaruar para gjykatës se ndihet plotësisht i pafajshëm, ndërsa Plava ka zgjedhur të mbrohet me heshtje. Kokalla ka thënë se nuk do të japë deklarata rreth fajësisë deri sa të konsultohet me avokatin e tij.

Më 15 janar, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona Ademajt.