Skip to content
Të Gjitha

Sherri për orarin e nisjes, shoferi i furgonëve në Korçë plagoset me kaçavidë

· 1 min lexim

Shoferët e furgonëve në Korçë, u përfshinë në një sherr pak minuta më parë.

Mësohet se sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Për pasojë një prej shoferëve ka mbetur i plagosur, pasi u godit me kaçavidë dhe mjete të tjera.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në vendin e quajtur “Zjarrfikësja”.

Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë orari i nisjes së furgonëve.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.