Sherr mes vajzash në Vlorë, ndalojnë makinat dhe përplasen në mes të rrugës

Mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin e Vlorës, disa vajza u përfshinë në një sherr fizik në mes të rrugës.
Sipas dëshmive të qytetarëve, ato kishin ndaluar automjetet e tyre luksoze në një nga rrugët kryesore të qytetit dhe, pas një grindjeje verbale, shpërthyen në dhunë fizike.
Disa prej tyre janë kapur për flokësh dhe kanë bërë ofendime të ashpra. Qytetarët që ndodheshin në afërsi ndërhynë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të ndarë vajzat që vazhdonin të godisnin dhe ofendonin njëra-tjetrën.

