Skip to content
Kronikë

Sherr mes taksistëve në Sarandë/ Plagoset me sëpatë 24-vjeçari, arrestohet autori(Emri)

· 2 min lexim

Një i ri ka mbetur i plagosur me sëpatë në Sarandë, pas konfliktit për klientët. Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari I. H. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, atij i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane.

Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.

Njoftimi i Policisë

Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Procedohet penalisht dhe një shtetas për vepën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin J. P., 26 vjeç, menaxheri i një subjekti në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.