Skip to content
Të Gjitha

Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri, temperaturat shkojnë -13 °C

· 1 min lexim

Një burrë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Ravonik në Korçë.

J.P. 58 vjeç ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë të gjithë vendin ditët e fundit.

Sipas IGJEUM,  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 5 °C

në vendet e ulëta: -2 / 5 °C

në vendet malore: -13 / -3 °C

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.