Skip to content
Të Gjitha

Shembja e Teatrit, Veliaj: Basha shkon për herë të parë në teatër

· 1 min lexim

Ditën e sotme është njoftuar edhe prishja e Teatrit Kombëtar, ku artistë e qytetarë po bëjnë rezistencë brenda ambienteve të tij

Pas reagimit të presidentit Meta dhe Lulzim Bashës, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke u shprehur në një status të publikuar në rrjetin social Instagram se Basha po shkon në teatër për herë të parë. Ky është një lajm i mirë sipas Veliaj, pasi ka kaq vite që bën teatër në politikë.

Veliaj thotë se “s’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep!”

Në fund të postimit, Veliaj është shprehur se Tirana do të fitojë sërish, ashtu si tek Lodrat, Pazari i Ri, Bulevardi e Sheshi.