Skip to content
Bota

SHBA shtrëngon masat, dërgon 18 avionë civilë për evakuuim nga Kabuli

· 2 min lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 18 avionë civilë për të ndihmuar në evakuimin sa më të shpejtë të qytetarëve afganë nga aeroporti i Kabulit.

Në fakt, avionët nuk do të ulen në Kabul, por do të ndihmojnë në transportimin nga vendet e treta.

Shumë shtete janë bërë bashkë nga ku dhe po punojnë për evakuuimin e refugjatëve afgaë nga Afganistani i cili tashmë ka rënë të duart e talebanëve.

SHBA është një nga vendet të cilat kanë bërë të mundur transportimin e një numri të madh refugjatësh duke i siguruar kështu atyre strehim dhe mikpritje për një periudhë ende të pacaktuar.

Mijëra qytetarë presin ende në aeroport për t’u larguar teksa situata këtë të dielë ka qenë më e qetë.

Kujtojmë këtu se më herët talebanët morën nën kontroll të gjithë territorin e Afganistanit, ku më tej ata kanë vijuar me ‘regjimin’ duke vrarë dhe shkatërruar ata persona që më herët kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe disa vende të tjera.  Këta kanë qenë personat kryesorë që talebanët kanë pikasur për t’i ‘ekzekutuar’ nga vendi që tashmë ata e kanë nën kontroll.

20 persona kanë vdekur deri më tani nga trazirat në aeroport pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët.