Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA/ Biden dhe Trump, replika në distancë për ekonominë amerikane. Rritje apo…

21:07 29/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditët kanë nisur numërimin mbrapsh për mbajtjen e zgjedhjeve në SHBA, por gara dhe replikat në distancë mes dy kandidatëve vazhdojnë të ashpra.

Këto ditë debati mbi ekonominë amerikane ka qenë kryefjala, edhe pse vendi po kalon momente kritike të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Departamentit të Tregtisë së SHBA-ve, ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator. Rritja erdhi ndërkohë që bizneset filluan të rihapen dhe konsumatorët, të mbështetur nga ndihma qeveritare e koronavirusit, nisën të shpenzonin përsëri në kushtet e pandemisë.

Shifrat e rritjes së tremujorit të tretë kompensojnë pjesërisht rënien prej 9% në periudhën prill-qershor kur pjesa më e madhe e jetës ekonomike të vendit u mbyll për shkak të koronavirusit, që erdhi në SHBA nga Kina dhe Evropa.

Rritja e 3-mujorit të tretë është raporti i fundit i madh ekonomik para zgjedhjeve presidenciale dhe për kongresin të martën e ardhshme dhe mund të shërbejë si mbështetje për pohimet e Presidentit republikan Donald Trump në garën e tij kundër sfiduesit demokrat Joe Biden se vendi po ecën drejt rimëkëmbjes së shpejtë.

Presidenti Trump, në një koment në Tëitter, e quajti shifrën e re “Më të madhen dhe më të mirën në historinë e vendit”. “Viti i ardhshëm, shkruante ai, do të jetë FANTASTIK !!! E megjithatë, Joe Biden Gjumashi dhe ngritja e taksave në nivel rekord e propozuar prej tij, do t’i shuanin të gjitha. Pra, jam i lumtur që ky numër i shkëlqyer i PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) doli para 3 nëntorit”.

Ndërkohë, Biden tha në një deklaratë: “Po, vërtet PBB u rrit në tremujorin e fundit, por vizitat në bankat e ushqimit nuk janë ngadalësuar dhe varfëria është rritur. Afrikano-amerikanët dhe latinët ende përballen me norma dyshifrore papunësie. Barra e shtuar pas përgjigjes së dështuar të pandemisë nga ana e Presidentit Trump ka detyruar shumë gra të largohen plotësisht nga fuqia punëtore”.

“Rimëkëmbja, – tha zoti Biden, – po ngadalësohet në mos po ndalet; rimëkëmbja që po ndodh është duke ndihmuar ata që janë në krye por duke lënë pas dhjetëra miliona familje punëtore dhe biznese të vogla”.

Rritja tre-mujore përkthehet në një normë vjetore prej 33.1%, një shifër fare e pazakontë në një vend që është mësuar me rritje vjetore prej 2% deri në 3%.

Ekonomistët thonë se presin që ekonomia e SHBA, më e madhja në botë, të përparojë përsëri në tre muajt e fundit të vitit, por jo aq shpejt sa në tremujorin e tretë. Por Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar pritet të jetë më i vogël sesa ai në fund të vitit 2019.

Pasiguria qëndron në faktin se SHBA tani po regjistron një numër të madh rastesh të reja me koronavirus – 70,000 ose më shumë në ditë – gjë që mund të frenojë tregtinë, pasi disa zyrtarë shtetërorë po rivendosin kufizimet në bizneset që i kishin hequr ato më parë.

Nëse do të ketë më shumë ndihmë qeveritare për koronavirusin dhe kur mund të vijë kjo ndihmë, përtej 3 trilionë dollarëve të shpenzuar deri tani, kjo gjithashtu mbetet e paqartë.

Në ditët që mbeten para zgjedhjeve të së martës, Presidenti Trump nga njëra anë dhe ligjvënësit e përçarë republikanë dhe demokratë nga ana tjetër, nuk kanë arritur dot marrëveshje mbi një paketë të re ndihme, as mbi përmasat e saj dhe as mbi atë se kush saktësisht mund të përfitonte prej saj.

Ekziston vetëm një dakordim i gjerë për të dërguar një seri të dytë çeqesh prej 1,200 dollarë secili tek shumica e amerikanëve të rritur dhe për të vazhduar pagesat e rritura të papunësisë, përveç ndihmave më pak bujare që japin qeveritë e shteteve.

Kongresi, në një sesion pas zgjedhjeve të së martës, mund të veprojë në lidhje me paketën e ndihmës për koronavirusin, ose të presë derisa fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden, të bëjë betimin për një mandat të ri presidencial më 20 Janar.

/Burimi: VOA/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: BidenekonomiashbaTrump

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

“Reporterët pa kufij” dënon sulmin e Metës ndaj gazetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.