Skip to content
Kryesore

Sërish protestë për vrasjen e Martin Canit, qytetarët drejt Ministrisë së Arsimit

· 1 min lexim

Fëmijët dhe prindërit kanë organizuar sërish protesta pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, ngjarje që ndodhi më 18 Nëntor pranë derës së shkollës “Fan Noli”.

Marshimi nisi nga shkolla “Fan Noli” dhe u drejtua drejt Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit bënë thirrje për një vetëdijesim të përgjithshëm dhe kërkuan që qytetarët të ngrihen dhe të bashkohen në këtë kauzë.

Një prind tha: “Jemi të shqetësuar, kërkojmë siguri në shkolla dhe edukim të posaçëm për fëmijët mbi shenjtërinë e jetës. Bullizmi dhe përdorimi i armëve në shkolla duhet të ndalen”.

Kjo është protesta e tretë që organizohet nga prindërit dhe nxënësit për këtë ngjarje të trishtuar, ku 14-vjeçari u godit disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Ai u dërgua ditën e djeshme (26 Nëntor) në burg për të mitur.