Skip to content
Politikë

Sërish përplasje, opozita bllokon punën në komisionin për Çështjet Europiane

· 1 min lexim

Ditën e sotme në ambinetet ku zhvillohen mbledhjet për komisionet e ndryshme parlamentare ka pasur sërish përplasje. Deputetët e Partisë Demokratike që janë pjesë e komisionit për Çështjet Evropiane kanë shkaktuar sërish tensione, duke e bërë të pamundur zhvillimin e mbledhjes.

Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Lefter Gështenja kanë shkaktuar kaos dhe kanë bërë që mbledhja e këtij komisioni të zhvillohet online.

Ky “aksionit opozitar”, siç e konsiderojnë ata, po zhvillohet pasi opozita parlamentare akuzon maxhorancën se po shkel të drejtat kushtetuese për ngritjen e Komisiove Hetimore.