Skip to content
Aktualitet

Senida Mesi sulmon Voltana Ademin për “Vllazninë”

· 1 min lexim

Deputetja e PS-së, Senida Mesi, e cila sulmon Kryetaren e Bashkisë Shkodër dhe bën ironi me kryetaren Voltana Ademi për privatizimin e klubit të futbollit Këshilli Bashkiak i Shkodrës me 39 vota pro ka vendosur të nxjerrë në ankand aksionet e klubit të futbollit Vllaznia.

Për shitjen e aksioneve të klubit, Bashkia do të kërkojë rreth 600 milionë lekë. Në këto kushte, klubi verior po shkon drejt privatizimit.

“Po fillon procesi i heqjes nga duart e manipulimit partiak dhe keqmanaxhimit të taksave të shkodranëve nga Bashkia dhe PD Shkodër” shkruan Mesi.