Skip to content
Politikë

Seanca në Kuvend, sot interpelancë me Manastirliun

· 1 min lexim

Sot, Kuvendi mblidhet në seancën e radhës parlamentare, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje për diskutim, përfshirë një interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Debate të ashpra priten në parlament, pas tensioneve të seancës së kaluar, ku përplasjet dhe përdorimi i fjalorit të rëndë çuan në shtyrjen e diskutimeve, pasi deputetët socialistë vendosën të braktisin sallën.