Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Scholz telefonon Putin/ Zelensky : “U hap kutia e Pandorës”

10:11 16/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Scholz telefonon Putin/ Zelensky : “U hap kutia e Pandorës”

Këtë të premte, kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për herë të parë pas dy vjetësh.

Gjatë këtij komunikimi, Scholz tha se denoi luftën e Rusisë në Ukrainë, duke e ftuar Putinin të ndalë agresionin dhe të tërheqë trupat ruse nga territori ukrainas.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e nisjes së negociatave me Kievin, për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Rusia duhet të tregojë gatishmëri për të negociuar me Ukrainën me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – shkroi Scholz në një postim në X.

Moska ka argumentuar se lufta në Ukrainë është një pasojë direkte e politikës agresive të aleancës perëndimore.

Presidenti Putin dhe zyrtarët rusë kanë akuza të përsëritura ndaj NATO-s, duke e cilësuar këtë aleancë si përgjegjëse për nisjen e agresionit rus në fillim të vitit 2022.

Por Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se biseda telefonike midis Olaf Scholz dhe Vladimir Putin do të hapë “Kutinë e Pandorës”.

Tani mund të ketë biseda të tjera, thirrje të tjera. Vetëm shumë fjalë. Dhe kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur prej kohësh: është jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të dobësojë izolimin e tij, tha Zelensky.

Gatishmëria e kancelarit Scholz për t’u angazhuar në bisedime me presidentin Putin mund të shkaktojë zhgënjim në Ukrainë, pasi kjo e fundit po përballet me pasiguri të shtuar, veçanërisht pas fitores së Donald Trump në SHBA.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësime për mundësinë që administrata amerikane të ndërpresë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjermaniamoskaNATOPutinscholzUkrainaZelensky

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Prezantohen drejtuesit e rinj të policisë në Shkodër dhe Lezhë

Zbulohen Drejtorët e Policisë në Tiranë dhe Durrës

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip