Skip to content
Të Gjitha

Samiti Brdo-Brioni, sjell në Tiranë, Aleksandër Vuçiç. Ja çfarë pritet të diskutohet

· 1 min lexim

Më 8 dhe 9 maj do të mbahet ne Tiranë samiti Brdo-Brioni, ku do të takohen përfaqësues të lartë të Ballkanit.

Në kuadër të procesit Brdo-Brioni, pritet edhe takimi midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas takimit që do të ketë,  Vuçiç në Romë me Matteo Salvinin, presidenti serb mbrëmjen e 8 majit do të  udhëtojë për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në Tiranë që do të zgjasë dy ditë.

Mësohet se takimi mes Vuçiçit dhe Mogherinit si temë diskutimi në agjendë do të ketë dialogun Kosovë-Serbi.

Samiti i jashtëzakonshëm i procesit Brdo-Brioni, u themelua në vitin 2010 nga kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë të asaj kohe, për një vizion të përbashkët strategjik të një Europe të bashkuar, të lirë dhe të sigurtë.