Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Sakrifica për të qëndruar në shtëpi mund të na shkojë kot”, Basha përsërit thirrjet për testime masive

13:01 03/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,ka bërë apel ndaj qeverisë që të merren masa urgjente për testimin masiv.

Në një lidhje online me studion “Ora News”, Basha tha se sakrifica për të qëndruar në shtëpi është e kotë, nëse nuk identifikohen të gjithë ata që janë prekur.

Basha tha se më të rrezikuarit nga epidemia janë bluzat e bardha, forcat e rendit, ushtria, personeli i shërbimit administrativ dhe punonjësit e ndërmarrjeve private.

“Ne jemi tek gjysma e testeve të Maqedonisë se Veriut. Testimi, testimi, nuk është vënë kot theksi sepse e gjithë  sakrifika për të qëndruar në shtëpi dhe të izoluar mund të na shkojë kot nëse nuk arrijmë të identifikojmë të gjithë ata që janë prekur apo infektuar bartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër. Mungesa e testimit masivi po penalizon të gjithë shqiptarët. Kërkesa nr 1 që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht. Të bëhet mobilizimi I të gjithë resurseve. Ata më të rrezikuarit, personeli mjekësor, personeli I forcave të armatosura, forcave të rendit, personeli I shërbimit administrative, dhe punonjës të ndërmarrjeve private që janë në kontkat me njerëzit ti nënshtrohen testimit.  Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të prerë zinxhirin e infektimit. Nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës, nëse të infektuarit nuk izolohen dhe brenda familjes apo në rastet kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen kjo sakrificë shkon dëm,“- tha Basha.

Sipas tij, Shqipëria është vonë me testimin, duke marrë shkas edhe nga 12 rastet e identifikuara ditën e djeshme në Shkodër.

“Ajo që ndodhi dje në Shkodër është këmbanë alarmi. 12 të infektuar për 15 të testuar. Kjo do të thotë që Shqipëria është shumë vonë me testimin. Shifrat që janë tani janë vetëm maja e ajsbergut. Së dyti të përshpejtohet marrja masave per te siguruar pajisjet mbrojtëse për mjekët dhe të kemi mjaftueshëm kapacitet për shërimin e pacientëve,”– shtoi Basha më tej.

Shumë vende të botës kanë zgjedhur testimin masiv si një mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19, mes të cilëve edhe Koreja e Jugut.

Sipas ekspertëve të shëndetit në Korenë e Jugut, kurba e të infektuarve në fillim të marsit nisi të pakësohej nga dita në ditë dhe kjo pa u dashur të merren masa drastike si ato në Kinë.

Në nisje të epidemisë, autoritetet shqiptare siguruan popullatën se sistemi ynë shëndetësor mund të përballonte testimin masiv të popullsisë, e megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur

Shkak për këtë shifër të ulët të testimit mendohet të jetë çmimi i kiteve testuese, që sipas dr. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, është 15.000 lekë/kit dhe shpenzimet mbulohen nga shteti.

Dy ditë më parë, Prokuroria nisi një hetim ndaj Spitalit Amerikan, pas një kallzimi të bërë nga Policia e Shtetit, për mashtrimet që subjekti po u bënte qytetarëve shqiptarë me testet për COVID-19.

Testet për COVID-19 deri në 400 euro! Spitali Amerikan nën hetim për ngjallje paniku dhe kontrabandë

Vetë drejtori i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu zgjodhi të tregohej i painformuar kur tha se nuk ishte në dijeni që ligji kërkonte që testimet të ishin falas.

Ndërkohë burime për “Iconstyle.al”, bëjnë me dije se testimet në Spitalin Amerikan jo vetëm që kishin nisur, por kushtonin 300-400 euro.

Agjencia Kombëtare e Barnave ndërkohë sqaroi në një njoftim për mediat, se vetëm laboratori i ISHP është i lecensuar për të kryer teste.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 304, në mesin e të cilëve 16 viktima dhe 89 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 112 teste nga të cilat 27 rezultuan pozitiv.

Në spitalin Infektiv ndërkohë ndodhen 73 persona, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashacovid19testimet masive

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Soreca nënshkruan marrëveshjen me koordinatorin e OSBE, 4 milion euro për pajisje mjekësore për Shqipërinë

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip