Skip to content
Të Gjitha

“Sakrifica” e deputetëve, pas Krishtlindjes do ta mbajnë hapur Kuvendin…online  

· 2 min lexim

Deputetët bëjnë sakrificë, do të punojnë edhe pas Krishtlindjes. Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Duke pasur parasysh se ata punojnë vetëm online për shkak të pandemisë, mund të diskutojnë apo votojnë nga cdo cep i botës ku do të jenë me pushime. Ka ndodhur që edhe diskutojnë nga timoni i makinës, si në rastin e Rudina Hajdarit apo të Ilir Beqjes.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shqyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”

Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.

/GazetaReforma.com/