Skip to content
Aktualitet

Saimir Tahiri do të shkojë pas hekurave, avokati: Merr dy paketa cigare dhe çoja brenda

· 2 min lexim

Pas vendimit për Tahirin ku u dënua me burg, avokati i Samir Tahirit i ka kërkuar një djali që të marrë cigare për ish-ministrin dhe t’ia dërgojë brenda në burg.

Avokati i Tahirit:

Merr dy paketa dhe çoja brenda…

Pwr gazetarët ai tha se paketat ishin për Tahirin, pasi ai vetë nuk e pi cigaren.

Avokati i Tahirit:

Unë nuk e pi cigaren, për Saimirin ishin.

Pas vendimit ka reaguar avokati i Tahirit, Maks Haxhia. Ai ka thënë se ky është një vendim skandaloz dhe i pakuptimtë.

 

Avokati tha:

Është vendim skandaloz. Nëse dënimi i Saimir Tahiri kënaq popullin le të quhet i përmbushur si mision. Sa për sqarim, neni 59 nuk ka të bëjë me dënimin, por ka të bëjë me vuajtjen e dënimit. Kjo është një kënaqje e një pushteti gjyqësor, e kam për misionin që ka marrë kjo gjykatë. Vendosja në planin e deklarimit fajtor të Saimir Tahirit ishte e papritur , jo se në aspektin se na çuditi, por ishte pakuptim të hiqej pezullimi. Nuk e dimë se si do ta justifikojë këtë. Ky vendim për mua ishte një vendim për të kënaqur.

Pak çaste pas dhënies së vendimit, ish ministri ka bërë edhe telefonatën e fundit e cila mendohet të ketë qenë me familjarët e tij të cilët kanë qenë në pritje të vendimit.