Skip to content
Bota

Rusia shkëputet nga rrjeti global i internetit: Kritikët në alarm për censurën

· 1 min lexim

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë votoi me 320 vota pro dhe 15 kundër, për shkëputjen e internetit rus nga rrjeti global.

Kritikët e shikojnë këtë ligj si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së presidentit Vladimir Putin për të rritur kontrollin shtetëror në internet dhe për të lehtësuar censurën.

Ligji mbi internetin në Rusi kërkon që trafiku i të dhënave në mes të qytetarëve dhe organizatave ruse të mbetet brenda Rusisë dhe të mos qarkullojë ndërkombëtarisht.

Mbështetësit e ligjit thonë se ai do ta bëjë segmentin rus të internetit – të njohur si Runet – më të pavarur.

Sipas tyre, ligji është i nevojshëm për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve potenciale kibernetike.

Masa pritet të kalojë edhe në leximin e tretë dhe të nënshkruhet nga presidenti Putin.