Skip to content
Të Gjitha

Rritet numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë një i moshuar te Sanatoriumi

· 1 min lexim

Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë orëve të fundit ka ndërruar jetë një 71-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, shkruan “Balkanweb”.

Mësohet se i moshuari ishte i intubuar prej dy javësh, ndërsa vuante nga hipertensioni.

Vdekja e tij nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është 609, në mesin e të cilëve 27 viktima dhe 345 të shëruar.

Në dy spitalet COVID, aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.