Skip to content
Bota

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, Austria rikthen izolimin kombëtar

· 2 min lexim

Në shumë vende të botës janë rikthyer masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Kështu ka vendosur të bëjë dhe Austria e cila para pak ditësh u trondit nga një sulm terrorist.

Në Austri do të rikthehet në një izolim të dytë kombëtar, e cila do të zgjasë dy javë e gjysmë.

Kancelari Sebastian Kurz u ka kërkuar popullit të respektojnë masat e Covid-19 për mos tu takuar me asnjë person jashtë shtëpisë së tyre në përpjekje për të frenuar një rritje të shpejtë të rasteve.

Ai është shprehur se shkollat ​​do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë online nga shtëpia derisa masat e reja të hyjnë në fuqi ditën e martë.Masat e reja mbyllin të gjitha dyqanet dhe shërbimet jo-thelbësore deri me datë 6 dhjetor, duke njoftuar njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në këtë vend janë regjistruar më shumë se 191,000 raste dhe 1,661 vdekje të lidhura me Covid, duke u bërë shifra nëntë herë më e lartë e valës fillestare.

Sipas ministrit të Shëndetësisë  Rudolf Anschober ky është  shansi i fundit për të ndaluar kolapsin e shërbimit shëndetësor nën presionin e infeksioneve të reja.Rudolf është shprehur se populli austriak e kishin bërë atë një herë dhe mund ta bënin përsëri.

Gjatë valës së pare të pandemisë në muajin mars, Austria pati bllokimin e saj të parë mbarëkombëtar.Në fillim të këtij muaji, kryeqyteti Vjena ka marrë masa duke vendosur një bllokim të pjesshëm, duke përfshirë një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00.