Skip to content
Aktualitet

Rritet interesi për makinat elektrike

· 2 min lexim

Në vitin 2021, importi i makinave elektrike u rrit me 43%, ndonëse numri i tyre mbetet ende shumë i ulët në raport me totalin e mjeteve të importuara (më pak se 1%).

Drejtoria e Përgjitshme e Doganave Shqiptare bëri të ditur, në zbatim të direktivave europiane,  ka qënë e para ndër administratat doganore të rajonit që ka përqafuar qasjen ambientaliste lidhur me lehtësitë fiskale  për autoveturat e reja elektrike.

Për këtë arsye që në vitin 2020 është hequr pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) në doganë për importin e autoveturave elektrike të reja.

Kjo incentivë fiskale ka rritur prirjen e konsumatorëve shqiptarë të hedhin sytë drejt autoveturave të së ardhmes, duke u larguar nga automjetet me motor me djegie të brëndshme.

Referuar statistikave të viteve të fundit të importeve, vërejmë një rritje të trendit të importit dhe kërkesës për këto subjekte.

Megjithëse viti 2020 ishte një vit pandemik sërisht janë importuar rreth 215 autovetura elektrike të reja, 309 në 2021 dhe pritet që për 2022 ky numër të kalojë mbi 500.

VITI      COPE    TVSH E PERJASHTUAR

2020    215              117,424,961 lek

2021      309            169,556,531 lek

2022       19                13,203,922 lek

Total    543                 300,185,414 lek

Raporti i “Bloomberg”, i porositur nga Federata Europiane e Transportit dhe Mjedisit, thekson se që në vitin 2025 segmenti i automjeteve të lehta tregtare do të jetë segmenti i parë që do të bëhet më i lirë për t’u blerë në versionin e baterisë sesa në versionin e motorit me djegie.