Skip to content
Të Gjitha

Rritet çmimi i biletave për hyrjen në muze dhe parqet arkeologjike

· 1 min lexim

Duke filluar nga viti i ardhshëm çmimi i biletave për hyrjen në muze dhe parqet arkeologjike do rritet.

Këtë lajm e ka bërë  të ditur vetë ministria e Kulturës, Elva Margariti.

Në një intervistë për ‘News24’, Margariti sqaroi se kjo ka qenë kërkesë e institucioneve të varësisë, pasi çmimet ishin shumë të ulëta dhe nuk përballonin mirëmbajtjen e tyre.

Megjithatë, disa kategori do përfitojnë çmime të reduktuara, si për shembull :  fëmijët deri në 12 vjeç, invalidët e luftës, ish-të përndjekurit, veteranët e luftës dhe studentët.

Po ashtu, për herë të parë do aplikohet bilateria online.

Ndër të tjera, kjo bëhet me qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve me sitet e trashëgimisë kulurore.

Sipas Margaritit, në 2018 sitet e trashëgimisë kulturore kanë arritur mbi 1 milion vizitorë.