Skip to content
Bota

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë në Kinë, çfarë po ndodh me numrin e viktimave

· 2 min lexim

Një aksident ka ndodhur në Kinë ku një avion me 133 pasagjerë është rrëzuar.

Një aeroplan “Boeing 737” i “China Eastern Airlines”  që udhëtontë nga Kunming në Guangzhou është rrëzuar këtë mëngjes.

Bëhet medije se aksidenti ka ndodhur në  malet Guangxi, ndërkohë që nuk akoma nuk dihet numri i viktimave.   Avioni humbi kontrollin mbi qytetin e Wuzhou, sipas CAAC.  Më herët media shtetërore tha se në bord ndodheshin 133 persona.

Të dhënat satelitore të NASA-s treguan një zjarr të madh në zonën ku u rrëzua avioni.  Avioni “humbi kontaktin në ajër”, tha Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Ndërkohë që sipas të dhënave të FlightRadar24, gjurmimi për fluturimin MU5735 nga Kunming në Guangzhou përfundoi në orën 14:22 (6:22 pasdite GMT) në një lartësi prej 3,225 këmbë me një shpejtësi prej 376 nyje. Ai tregoi se avioni kishte humbur me shpejtësi pas orës 14:20 para se të zbriste.

Theksojmë se faqja e internetit për China Eastern Airlines u kthye në bardh e zi, situatë që linjat ajrore e bëjnë si përgjigje ndaj një aksidenti si shenjë respekti për viktimat.

Aksidenti i fundit fatal me avion në Kinë ishte në vitin 2010, kur 44 nga 96 persona vdiqën kur një avion rajonal Ambraer E-190 i cili fluturonte nga Henan Airlines u rrëzua afër aeroportit Yichun.