Skip to content
Aktualitet

Rifillimi i punimeve të Kuvendit/ Zbardhet urdhri i Ruçit, gazetarët nuk do të lejohen në parlament (DOKUMENTI)

· 1 min lexim

Kreu i Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, ka firmosur urdhrin për rifillimin e punimeve në Parlament në datën 7 shtator 2020, në orën 17:00.

Në dokumentin e firmosur nga Ruçi, vihen re që nga rendi i ditës i cili përbëhet nga 4 pika, e deri te miratimi i procesverbalit të seancës plenare. Më pas më poshtë shihet Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020.

Në urdhrin e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi, theksohet gjithashtu se shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, për njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Kujtojmë se përpara seancës së 7 shtatorit do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve. Gazetarët nuk do të lejohen në parlament dhe komisionet do të bëhen online. Ndërkohë pritet që deputetët të jenë në sallën e komisioneve, por pa gazetarë.