Skip to content
Politikë

Richard Quest i nxori bllof propagandën, Rama e preu sesionin në Davos

· 1 min lexim

Samiti i Davosit për turizmin u mbajt dje në Davos, me gazetarin e CNN, Richard Quest, që drejtoi sesionin.

Gjatë diskutimeve, Quest i bëri të qartë të ftuarve se nuk do të lejonte propagandë për turizmin në panelin e tij.

Ky qëndrim i gazetarit duket se ka prekur kryeministrin Rama, i cili shprehu habinë dhe kundërshtinë e tij duke pyetur Quest për kuptimin e fjalëve të tij.

Megjithatë, ky moment kritik nuk u përfshi në diskutimin që Rama shpërndau në rrjetet sociale. Në videon e publikuar nga kryeministri në Facebook, pjesa e diskutimit është prerë dhe nuk është përfshirë.

Videoja, që përmbledh vetëm 21 minuta nga 50 minutat e diskutimit të plotë, nuk jep arsye për ndërprerjen, por duket se mospëlqimi i fjalëve të Quest ka qenë shkak për këtë veprim.