Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rezoluta për genocidin e Srebenicës, REL: Kuvendi i Shqipërisë refuzon t’a shqyrtojë

17:41 12/05/2022
Reading Time: 2 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e një deputeti të opozitës për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid.

Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu u hodh poshtë nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Shehu tha para deputetëve se refuzimi i Kuvendit të Shqipërisë ta dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë dhe ta detyrojë Serbinë që të njohë krimet e saj “është vepër e shëmtuar, një shfaqje paprecedent, një shfaqje turpi.”

Propozimi për rezolutë për ta njohur Srebrenicën si gjenocid të kryer nga forcat serbe dhe hedhja poshtë e propozimit u bë shkas për një përplasje të radhës mes deputetëve të Partisë Demokratike në opozitë dhe Partisë Socialiste në pushtet, të cilët nga foltorja e Kuvendit shkëmbyen akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit në raport me qëndrimet ndaj luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Ish Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha akuzoi udhëheqësit e Shqipërisë për “marrëdhëniet miqësore” me Presidentin e Serbisë AleksandarVuçiq, të cilin e quajti “frymëzues të gjenocidit serb, një Putin i vogël, i gatshëm ta përsërisë atë në çdo kohë.”

Deputeti socialist Taulant Balla theksoi që Shqipëria ka njohur tragjedinë në Bosnjë dhe akuzoi Berishën, i cili atëbotë ishte president i Shqipërisë, për rolin që Shqipëria ka luajtur karshi luftërave në ish-Jugosllavi.

“Është e pakuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë që ka përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria e asaj kohe,” tha Balla. “Gjenocidi serb është ushqyer me naftën prej teje, Sali.”

Debati rreth rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë vjen në një kohë kur Shqipëria synon rol më aktiv në rajon, përfshirë një riformulim të marrëdhënieve me Serbinë përfshirë përmes iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur,” ide e cila është përkrahur nga Serbia por është refuzuar nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat konsiderojnë se kanë probleme të pazgjidhura me Serbinë. Së fundi, kryeministri i ri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka mbështetur këtë iniciativë.

Në vitin 1995 forcat serbe të Bosnjës kishin vrarë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë. Kjo masakër është dënuar si gjenocid nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi me seli në Hagë dhe Ratko Mlladiq, komandanti i forcave serbe të Bosnjës dhe bashkëpunëtorë të tij janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë.

Mirëpo, përkundër klasifikimit ndërkombëtar që krimet në Srebrenicë të njihen si gjenocid, në Serbi autoritetet shtetërore vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin dhe të mohojnë që krimet në Srebrenicë ishin gjenocid./REL/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Covid-19 në vend, sa raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve

Covid-19 në vend, sa raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip