Skip to content
Të Gjitha

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës

· 1 min lexim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore të Durrësit, kryesisht në kryqëzime.

Zonat më problematike janë paraqitur:

-kryqëzimi pranë stadiumit ”Niko Dovana”

-rrethrrotullimi pranë stacionit të trenit

-zona e plazhit

-ish-këneta

– Shkozeti.

Por, intensiteti i lartë i rreshjeve nuk është arsyeja e vetme e kësaj problematike.

Bllokimi i kanaleve dhe pusetave nga inertet dhe mbeturinat e ndryshme është një tjetër shkaktar.

Këto përmbytje kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Situata problematike e kushteve atmosferike u paralajmërua mbrëmjen e djeshme nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, e cila kërkoi edhe marrjen e masave nga subjektet detare.