Skip to content
Kryesore

Reshjet bllokojnë nënkalimin në Fushë Mamurras

· 1 min lexim

Gjatë natës, reshjet e dendura shkaktuan bllokimin e nënkalimit në Fushë Mamurras.

Reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë edhe në orët e para të mëngjesit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në autostradën Milot – Qafë Kashar, pranë nënkalimit të bllokuar.

Si pasojë e përmbytjes, niveli i ujit ka arritur deri në 40 cm, për shkak të bllokimit të zgarave të kullimit nga mbetjet.

Aktualisht, po pritet ndërhyrja e punonjësve të bashkisë së Kurbinit për pastrimin e mbetjeve dhe rikthimin e normalitetit në zonë.