Skip to content
Të Gjitha

RENEA zbarkon në Elbasan, shoqëron 4 persona te tregu Agroushqimor

· 2 min lexim

RENEA zbarkon në Elbasan, shoqëron 4 persona te tregu Agroushqimor, operacioni në vijim. Tregu është në pronësi të fisit Çela. Më konkretisht të Petrit Çelës,babai i Suel Çela. Ky i fundit aktualisht është në kërkim nga SPAK se ka porositur vrasje.

Nuk dihen ende se kush janë të arrestuarit, teksa priten më shumë detaje në vijim.  Në 2017 te tregu u përplas makina e ish-shefit të policisë, Gjergj Oshafi,.

Kujtojmë si ndodhi përplasja në 2017 te tregu Agroushqimor në Elbasan, në pronësi të Petrit Celës

Si ndodhi përplasja?Përplasja në Tregun Agro-Ushqimor ndodhi në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Mirëpo, në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor.

Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.