Skip to content
Aktualitet

RENEA aksion në Lushnjë, arrestohet me urdhër të SPAK kryetari i Bashkisë dhe disa persona të tjerë (Emrat)

· 2 min lexim

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe ka rënë në prangat e forcave RENEA ditën e sotme në kuadër të operacionit masiv anti-korrupsion që po zhzvillohet në të gjithë vendin.

Operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit dhe është mbështetur nga Policia e Shtetit dhe forcat RENEA. Ndërkohë, kontrolle janë kryer edhe në institucionin e Kadastrës dhe ndërmarrjet e tjera publike.

Deri tani mësohet se janë arrestuar të paktën 15 persona me  dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Emrat e disa prej personave të arrestuar:

Fatos Tushe

Flamur Peqini

Xhemal Hasko

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela

Kujtojmë që Fatos Tushe vazhdon drejtimin e  bashkisë së Lushnjës që prej vitit 2019. Po atë vit, në ditën e fundit të vitit, atij iu bë attentat me granatë në zrën e tij. Për ngjarjen u akuzua ish-shoferi i kryebashkiakut, Gëzim Saraçi për të cilin u tha se merrej me trafik të lëndëve narkotike.

Fatos Tushe ka shërbyer si deputet i Parlamentit për zonën e Fierit; anëtar i Partisë Socialiste, anëtar në Komisionin e Prodhimit, Tregtisë dhe Mjedisit. Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Lushnjë edhe në vitet 2007-2009. Ka qenë pjesë e parlamentit në vitin 2011, por më pas hoqi dorë nga mandati i deputetit për të kandiduar në zgjedhjet lokale atij viti.