Skip to content
Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut, 33 viktima nga Covid-19 dhe 946 raste të reja

· 1 min lexim

Në Maqedoninë e Veriut shënohet një ditë tjetër e rënduar me raste vdekjesh nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë së RMV njoftoi se në 24 orët e fundit prej 2.564 testimeve, janë regjistruar 946 raste të reja me KOVID-19. Janë 33 pacientë që kanë ndërruar jetë, ndërkohë janë shëruar 789 persona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 63.890, ndërsa 1.825 pacientë të vdekur me Kovid-19, ndërkaq ka 21.088 raste aktive.

Rastet e reja:

  • Shkup-426,
  • Kumanovë-36,
  • Dibër-2,
  • Tetovë-46,
  • Struga-24,
  • Manastir-61,
  • Ohër-31,

Rastet aktive:

  • Shkupi 27890, aktiv 10273
    • Kumanovë 3841, aktiv 884
    • Dibër 467, aktiv 102
    • Tetovë 3905, aktiv 917
    • Struga 1507, aktive 445
    • Manastir 2173, aktiv 914
    • Ohër 1669, aktiv 575
    • Gostivar 2645, aktiv 936

Deri më tani janë bërë 337. 856 teste për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

/GazetaReforma.com/