Skip to content
Bota

Regjistrohet viktima e tretë në Greqi nga koronavirusi, shkon në 190 numri i të infektuarve

· 1 min lexim

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi.

Sipas raportimeve në mediat greke, viktima e fundit ishte një 92-vjeçare.

Gjithashtu dy të afërm të viktimës janë izoluar në spital.

Ndërkohë viktima tjetër ishte një 67-vjeçar, i cili vuante nga një sëmundje zemre e rëndë.

Ditën e djeshme, u regjistruan 72 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 190.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 4 shqiptarë, motër e vëlla së bashku me bashkëshortët.

Qeveria greke ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke mbyllur kafenetë, baret dhe qendrat tregtare.

Ndërkohë që prej ditës së sotme, kufiri i Shqipërisë me Greqinë është mbyllur.