Skip to content
Të Gjitha

Recepsionisti në Llogara i jep fund jetës, zbardhen detajet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin turistik të Llogarasë.

Mësohet se një 50 vjeçar me iniciale A.K është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në Llogara.

Viktima punonte si recepsionist në një kompleks në këtë zonë dhe nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.