Skip to content
Aktualitet

Rama reagon për naftëtarët: Hajde flasim, por dilni nga greva! Gati ta zgjidhim, por jo me presione

· 1 min lexim

Pas ditës së pestë të grave naftëtare, kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Tëitter për situatën e tyre.

Rama i bën thirrje naftëtarëve të ndërpresin grevën, dhe i fton të bisedojnë. Ai shprehet i gatshëm për të biseduar dhe për të zgjidhur hallin e tyre, por jo me presione, sepse sipas tij kështu nuk funksionon, me presione dhe ultimatume.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja!

Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, shkruan Rama.

/GazetaReforma.com/