Skip to content
Të Gjitha

Rama publikon foton: “Nga ‘Superbast’ në fruta-perime”

· 1 min lexim

Kreu i qeverisë Edi Rama ka komentuar sërish mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve.

Ai ka publikuar një foto të kapur nga një ish-pikë llotoje, e cila është shndërruar në një pikë shitjeje fruta-perimesh.

“SUPERBAST” Fruta – Perime”, shkruan Rama.


Kujtojmë që më 1 janar të vitit 2019 hyri në fuqi ligji për mbylljen e ‘Lojërave të Fatit’ në gjithë vendin, i cili parashikon zhvendosjen e këtyre të fundit vetëm në hotele me 5 yje.