Skip to content
Të Gjitha

Rama përshëndet përfundimin e bojkotit të futbollit, mesazh edhe për naftëtarët

· 1 min lexim

Liga Profesioniste e Futbollit u mblodh ditën e sotme për të vendosur në lidhje me bojkotin e Kategorisë Superiore e cila nuk ka nisur sezonin e ri futbollistik ashtu siç ishte parashikuar me 12 shtator.

Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesit e 10 klubeve të Superiores ranë dakord për të përfunduar bojkotin dhe për t’u kthyer në fushë më 4 nëntor duke rënë dakord me qeverinë për katër kërkesat e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur përfundimin e bojkotit dhe u ka bërë thirrje naftëtarëve të marrin shembull pasi ai është gati.

Rama në Twitter:

E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati.

Vetëm se kryeministri Rama duke se akoma nuk është në dijeni që naftëtarët janë në grevë pasi kanë 2 vite pa paga.