Skip to content
Aktualitet

Rama për Taulant Mukën: ‘Një larvë’ kaq mendoj unë për të

· 2 min lexim

Koha që ai kaloi pranë Ministrisë së Arsimit si Zv/ Ministër mund të ketë qenë më e pakta, mirëpo ndikimi ende vazhdon të ndihet.

Taulant Muka, shkencëtari që është duke mbështetur studentët këto ditë dhe që dha dorëheqjen nga posti që i propozuan në Ministrinë e Arsimit, sot është sulmuar dhe nga vet kryeministri Rama. Gjatë fjalës së tij në lidhjen direkte që realizon në rrjetin social Facebook, Rama i kushtoi një rëndësi të veçantë edhe Mukës ku tregoi sipas tij se çfarë ndodhi me shkencëtarin.

Ai tha se Taulant Muka u bë personazh, por nuk e meritonte.

Nëse ti akuzon zv/ministrin për plagjaturë të ikë ai dhe merre ti bëjë këtë gjë”- thotë kryeministri Rama se i është drejuar Mukës, ku ky i fundit i është përgjigjur “ Kjo që më thoni ju ishte diçka që s’e prisja”.

“Merreni ju si grup dhe bëje këtë gjë.

Dita e parë: Dua veturë me shofer

Dita e dytë: Po banjën pse nuk e kam në zyrë?

Mund të jesh shkencëtar, por nuk do të thotë asgjë. Je dorëheqjen papritur. Një larvë, kaq, këtë mendoj unë për këtë”, ka thënë kryeministri Rama.