Skip to content
Aktualitet

Rama në përgjimet e reja të Bild, publikohet biseda me drejtorin e Ministrisë së Brendshme

· 2 min lexim

Ashtu siç edhe e lajmëroi vetë gazetari i “Bild”, Peter Tiede ka publikuar para disa minutash disa përgjime në lidhje me fushatat elektorale dhe blerjet e votave.

Në këto përgjime përfshihet edhe kryeministri Edi Rama. Peter Tiede ka shkruar në rrjetin social Facebook se Rama nuk e shpjegon dot më tani.
Në përgjimin e publikuar pak minuta më parë kryeministri Edi Rama është duke biseduar me drejtorin e Ministrisë së Brendshme Arben Keshin.

Më herët gazetari Peter Tiede tha “ka dëgjuar se qeveria në Shqipëri kërkon arrestimin e kreut të opozitës në mënyrë që të devijojë vëmendjen nga regjistrimet për manipulimin zgjedhor të vitit 2017.”

Keshi: Hë shefi
Rama: Hë si duket

Keshi: Jemi brenda pritshmërive

Rama: Mendoj se e keni arritur objektivin
Keshi: Tani bazuar nga të dhënat e komisionereve mendoj se e kemi arritur

Rama: Kështu ee
Keshi: Po po mendoj se po

Rama: Po ata maskarenjtë që po bënin presion mbrëmë e?
Rama : Eeca do të të bënin ata të dy

Keshi: Hicc ishin 50 veta, do më bënin presion, të të dëmtonin ty. ai është një legen, Flamur Noka

Rama: Ku ta del ty Flamur Noka
Keshi: Ishin 50 veta, rrafën atë çunin dhe menduan se isha dhe unë në makinë. jo se ishte ndonjë gjë e madhe, por ai iku dhe ata nuk e kapën.

Rama: Më mirë kshu, po ti mendon se e kemi realizu objektivin e

Keshi: Po po deshën të më kapnin mua po gjithcka ndodhi në 2 minuta, po u futa nëpër lagje se po më prisnin tek hoteli ku fleja.

Për këtu ku jam unë, pak më shumë e pak më pak e kena realizu objektivin. por me sa më thanë komisionerët pritshmëritë janë të mira.

Rama: Komisionerëti i ke pas në top e?
Keshi: Po po, janë shumë të mirë
Mirë vëllai hajt shnet

Videot i gjeni ketu