Skip to content
Të Gjitha

Rama në Abu Dabi: Sot firmoset marrëveshja për 2000 apartamente të reja në Durrës

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Abu Dabit dhe nga atje ka bërë një lidhje live duke shpjeguar arsyën e kësaj vizite.

Mbi video ai shkruan:

Kryeministri Rama në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara ku firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.

Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut