Skip to content
Të Gjitha

Rama mbledh kabinetin qeveritar\ Zbardhet çfarë u tha ministrave

· 1 min lexim

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në Golem.

‘BallkanWeb’ ka zbardhur detajet se çfarë është thënë në këtë mbledhje, që po vijon ende me dyer të mbyllura.

Rama u ka kërkuar ministrave dhe kryebashkiakëve të jenë më të angazhuar në punën e tyre përballë pasojave, që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.

Ai ka kërkuar rindërtim më të shpejtë të shtëpive të dëmtuara.

Aktualisht kreu i qeverisë po bën një analizë për secilin prej ministrave për 6-mujorin e dytë të këtij viti.

Mbledhja nisi në orën 9:00 dhe ende nuk ka përfunduar.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë bilanci për 6-mujorin e parë të vitit si dhe masat e marra për pasojat e tërmetit.

Pas përfundimit të pjesës së parë të mbledhjes, ministrat kanë takuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, të strehuar në disa nga hotelet në zonën e plazhit.