Skip to content
Politikë

Rama i përgjigjet Britanisë së Madhe për çështjen e emigrantëve

· 2 min lexim

Përgjatë takimit të dy kryeministrave të shtetit italian Giorgia Meloni dhe atij britanik Keir Starme,ky i fundit është shprehur i interesuar për marrëveshjen Shqipëri-Itali për çështjen e emigrantëve.

Por, pas publikimit të lajmit në mediat shqiptare kryeministri Rama ju është përgjigjur këtij interesimi të Britanisë për çështjen e emigrantëve.

“Nuk duhet të shikojnë nga vendi ballkanik për një partner”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama duke folur të enjten në Parlamentin Europian. Paralajmërimi i tij i përsëritur vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik Keir Starmer kishte shprehur “interesim të madh” për skemën.

Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, shpjegoi Rama.

“Ne vendosëm ta bëjmë këtë marrëveshje emigracioni bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë,” tha ai, ndërsa shtoi:

“Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare të arritur mes Tiranës dhe Romës nëntorin e kaluar, emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrat e pritjes pranë portit shqiptar të Shëngjinit, ku kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare do të përpunohen me shpejtësi nga personeli italian dhe më pas do të vendosen në qendrën e azilkërkuese të Gjadrit me një kapacitet deri 3 mijë persona.