Qytetarët e Elbasanit pro apo kundër legalizimit të kanabisit?

Para një jave, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të legalizohet kanabisi për arsye mjekësore në bazë të shumicës së përgjigjeve në platformën e Këshillimit Kombëtar.
Por në fakt, qytetarët janë shumë skeptik në lidhje me legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore duke vendosur theksin se më shumë se drejt shërimit, do të jetë në ‘ilaç’ drejt vdekjes.
Qytetarët e Elbasanit të pyetur nga “Faxnews” janë shprehur ky vendim do të sjellë degradimin e shoqërisë shqiptare dhe do të rrisë fenomenet negative. Dyshues ndaj menaxhimit që do ti bëjë policia e shtetit kërkojnë hapa pas. Edhe pse kryeministri thotë se legalizimi i kanabisit do të hapë vende pune qytetarët elbasanas nuk mendojnë njëlloj.
“Unë nuk jam dakort se këtu edhe përfitohet, përfiton edhe rinia, se është i legalizuar, i druhemi pasojave”. “Këta kanabisin do ta legalizojnë për interesat e tyre, e legalizojnë për interesat e tyre, janë hajdutër, kriminela. Për shëndetësinë ndikon ajo, po flitet në tërësi. Këta e kanë për veten e tyre. Kryeministri nuk do ta dijë për qytetarët. Kombi ka ikur. Ku vendet e punës, ku do i hapi. I kanë ikur të gjithë njerëzit, vetëm mashtuesa, mos e pacin të gjatë”.
“Legalizimi është formati që ta legalizojnë për qëllime fitimi, pse u dashka miratuar këtu. Nuk hapen fronte të reja pune, fare. Mund ta marrim në Kanada apo në shtete të tjera. Behet për qëllime fitimi”.
Por ka qytetarë dhe si ky i moshuar që thotë se jemi në demokraci e për pasojë cdo gjë duhet të jetë e lire, përfshirë kanabisin, alkoolin etj.
“Të hapen, demokracia hashashin po, fëmnën po, rakinë po, drogën i ka të gjitha gjërat. Më mirë bëhet, je i lirë, shko ku të duash. Unë dua Saliun, e kam qejf, Femrat po, bëjnë qejf rinia”.
Nisur nga rezultatet nga Këshilli Kombëtar, Rama thotë se 60% e shqiptarëve kanë votuar pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Ndërsa, 29% e tyre janë shprehur kundër, në pyetësorin që sipas kreut të qeverisë kanë marrë pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë.